6.5 C
Tirana

TABELA/ Shifrat e frikshme, shqiptarët po e braktisin vendin, vetëm në muajin janar ikën …

VENDI

Shqiptarët po largohen përditë nga vendi. Këtë e tregojnë edhe shifrat zyrtare të bëra publike nga INSTAT.
Sipas të dhënave zyrtare vetëm në muajin janar të 2018, nga Shqipëria janë larguar 74997 qytetarë.
Numri i qytetarëve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2018, është 448.103. Krahasuar me Janar 2017, ky numër është rritur 20.8 %.
Hyrjet e qytetarëve shqiptarë dhe të të huaj në muajin Janar 2018, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 79,8 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 16,6 % dhe detare zënë 3,6 %.
Numri i qytetarëve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në vend, në muajin Janar 2018 është 605.444, duke u rritur 29,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i qytetarëve të huaj të hyrë në vend në muajin Janar 2018 është 232.338, krahasuar me Janar 2017, ky numër është rritur me 34,5 %.
Në Janar 2018, hyrjet nga Maqedonia kanë patur rritjen më të madhe me 47,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Qytetarët shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Janar 2018, janë 726.463 duke shënuar një rritje me 30,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
© SYRI.net

- Advertisement -

TE FUNDIT