7.5 C
Tirana

Sylejman Vokshi, luftëtari, strategu dhe diplomati i madh shqiptar

VENDI

Nga: Jahja Lluka

Vendlindja e njërit prej burrështetasve më të mëdhejnë shqiptarë të shek.XIX ishte Gjakova. Në histori njihet si themelues i veprës “Projekti i Ushtrisë Shqiptare” për t’u bërë njëri nga strategët më të njohur dhe diplomat i arrirë në qarqet ndërkombëtare.

Kur Napoleon Banaparta preku fundin e tij si perandor pas krijimit të ”Lidhjes së Shejtë” ngjarjet tronditëse në kontinentin e lashtë reflektuan në perceptimin ndaj jetës për Sylejmanin. Fati i shumë popujve të Evropës shkruhej në vulën e gjakut dhe të barutit dhe për këtë Sylejmanin nuk e lente të qetë vuajtja e popullit të tij. Nga gjithë këto ngjarje të pandërprera që kapluan kohën e tij, ai kishte një qëllim të vetëm ruajtjen e kombit shqiptarë nga zhdukja pasi që Rusia dhe Turqia ende ishin superfuqi dhe bënin kalkulime mbi kokat e shqiptarëve.

Në moshë shumë të re bëhet pjesë e Lëvizjes së Kallfëve, për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë, për të vazhduar pastaj me aktivitetin kundër shfrytëzimit dhe shtypjes që i bëhej popullit shqiptar nga pushteti qendror Osman, me mbështetjen e Fuqive të Mëdha. Reformat e përcaktuara nga pushteti Osman nuk njihnin asnjë të drejtë fetare dhe kombëtare ndaj shqiptarëve, përkundrazi bënin ç’mos që t’i shkombëtarizonin ata.

Për këtë gjë Sylejman Vokshi ishte aktiv në konfliktin shqiptaro-osman prej vitit 1839 e cila njihet si periudha e Tanzimatit. Lufta e tij e vazhdueshme kishte një qëllim të vetëm, bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet autonom të vetëm. Qëndresa e tij e palodhshme e bëri Vokshin një ndër personalitetet më të mëdha jo vetëm ndër shqiptarë por edhe më gjërë.

Kështu Kriza Lindore dhe Traktati i Shën Stefanit bënë që Vokshi me atdhetarët e tjerë shqiptarë të nisin krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizatë me karakter mbarëkombëtar në rrafshin, ushtarak, politik, pushtetor dhe kulturo-arsimor. Çështjen e shtetit shqiptar autonom si dhe kërkesat e saj Lidhja e Prizrenit përveç Portës së Lartë të sulltanit, i shtroi edhe para Kongresit botëror në Berlin ku merrete pjesë gjithë diplomacia ndërkombëtare.

Në luftën e tij të pakompromis ndaj forcave feudale çifligare dhe Lidhjes së Myslimanëve të Vërtetë a Fraksionit të sulltanit, Partisë së Portës, në Kuvendin e Përgjithshëm Kombëtar të Lidhjes në Prizren Sylejman Vokshi nuk ndaloi.

Ky konflikt i hapur e i pakompromis, çoi në vrasjen e prijësit Abdullah pashë Drenit dhe të mareshalit Mehmet Ali pashë Maxharri, misionar i sulltanit, që kishte ardhur të vinte në jetë vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit për cungimin e viseve shqiptare. Fraksionit të sulltanit, Partisë së Portës, në Kuvendin e Përgjithshëm Kombëtar të Lidhjes në Prizren Sylejman Vokshi nuk ndaloi. Ky konflikt i hapur e i pakompromis, çoi në vrasjen e prijësit Abdullah pashë Drenit dhe të mareshalit Mehmet Ali pashë Maxharri, misionar i sulltanit, që kishte ardhur të vinte në jetë vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit për cungimin e viseve shqiptare. Veç tjerash dhe në luftën ndaj malazezëve në Plavë dhe Guci, Hot e Grudë u vunë në pah aftësitë luftarake dhe komanduese të Sylejman Vokshit me trimat tjerë shqiptarë.

Si hartues i veprës “Projekt i Ushtrisë Shqiptare”, burrat e Lidhjes së Re e zgjodhën shef të Seksionit Ushtarak me cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes e të Kryekomandantit të Ushtrisë. Figura e tij mbetet madhështore duke i dhënë lavdinë dhe sa ishte gjallë.

Sa ishte Vokshi Malësia e Gjakovës u shndërrua në kështjellë të pathyeshme për armikun. Përpjekjet e tij për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës kombëtare dhe gjuhës shqipe shënojnë një kthesë historike, ai shkollën shqipe e shihte si tempull të formimit e të edukimit atdhetar. Vepra e tij i takon përjetësisë duke u bërë frymëzim për brezat.

- Advertisement -

TE FUNDIT