Surprizojnë tifozët e VLLAZNISË, kërcënojnë kundërshtarët: Do të jemi superiorë ndaj jush

Edhe pse zhvillimet në merkaton e verës nuk kanë qenë brenda pritshmërive, tifozët e Vllaznisë shpresojnë dhe besojnë te skuadra e tyre.

Dje është prezantuar trajneri i ri Mirsad Jonuz, ndërsa tashmë nis puna intensive për plotësimin e organikës me elementë cilësorë.

Në një faqe që administrohet nga tifozët shkodranë, ata duken se kanë kërkuar t’i japin zemër drejtuesve dhe lojtarëve që janë aktualisht pjesë e Vllaznisë duke kërcënuar rivalët e Superiores.

Përmes një postimi në rrjetet sociale shkruhej: “Se Vllaznia nuk është kurrë vetëm. Vllaznia do të ketë mbështetje masive në Superiore sepse ne jemi superior kundër çdo skuadre tjetër. Forca Vllazni!”