18.5 C
Tirana

Sukaj sfidon Ibrahimoviçin: Goli im ishte nga një distancë më e largët

VENDI

Në fitoren e thellë të Vllaznisë përballë Lushnjes me rezultatin 4-0, dy nga golat u shënuan nga Xhevahir Sukaj, ku njëri prej tyre ishte për rekord.
Ai ka shënuar nga një distancë prej më shumë se 50 metrash, ndërkohë që në një prononcim për “Supersport”, ai shprehet se në ndeshjet tjera duhet të luajnë më mirë pasi janë lënë shumë hapësira në mesfushë.
“Goli? Ai është një moment dhe pashë që portieri kishte dalë shumë para prandaj godita.
Isha duke rënë dhe godita direkt por ky gol nuk është diçka shumë domethënëse.
Kam shënuar edhe 2-3 herë por jo nga kjo distancë. Në Ligën e Kampionëve në Azi kam shënuar nga 30 metra në aksion. Goli im ishte i shënuar nga një distancë më e largët se goli i Ibrahimoviçit.
Ne e kemi ekipin dhe nëse do kishim nisur sezonin me këtë kontingjent do ishim më lart në renditje.
Na kanë penalizuar 10-15 javët e para dhe mungesa e pikëve na ka lënë për mbijetesë. Do ishim më mirë pasi ende nuk e kemi siguruar mbijetesën.
Ribaj? Është pak vështirë të luash me dy sulmues sepse lë shumë hapësira në mesfushë.
Ndeshjet tjera duhet të luajmë më mirë se sot pasi i lamë hapësira Lushnjes. Për mua është më mirë me dy sulmuesa por është më e vështirë për ekipin”, u shpreh Sukaj. /Vipsport/

- Advertisement -

TE FUNDIT