16.5 C
Tirana

Stuhia pushton malin e Taraboshit, dëmtohen…

VENDI

Moti i keq ka shkaktuar probleme të shumta në të gjithë vendin tonë. Probleme janë hasur edhe në qytetin e Shkodrës, ku në malin e Taraboshit është dëmtuar fideri 8 dhe rrjeti i tensionit të mesëm. Zona ku është vendosur ky fider në Malin e Taraboshit është pushtuar nga era e fortë e mjegulla e dendur. Nga stuhia janë dëmtuar edhe antenat televizive. Ndërkohë ekipet e oshee Shkodër ndodhen në terren për të riparuar këtë fider që furnizon banorët e zonës Zogaj e Shirokë. Sikurse paraqitet nga pamjet, kushtet e motit vështirësojnë punën e grupeve të oshee Shkodra 3 ndërsa dëmet janë shkaktuar në kabina dhe përcjellësa.

- Advertisement -

TE FUNDIT