10.5 C
Tirana

Stuhia mbërthen Qytetin! Pemë të rrëzuara dhe rrugë të përmbytura

VENDI

Rrebeshe shiu dhe erë e fortë. Rrëzohen disa pemë dhe bllokohen nga uji shumë rrugë në Berat. Era e fortë nuk kursen as dekorin e festave,dëmton shumë pjesë të tij.

Pasditen e sotme, qytetin e Beratit e ka pushtuar moti i keq me rrebeshe shiu dhe me erë të fortë. Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi ka filluar rreth orës 15:30 dhe ndërkohë që stuhia e erës është qetësuar, rrebeshet e shiut vijojnë ende pa u ndërprerë.

I favorizuar edhe nga era e fortë,shiu ka përmbytur disa nga rrugët kryesore dhe të qytetit,duke vështirësuar lëvizjet jo vetë të automjeteve,por edhe të këmbësorëve në rrugë.

Shumë rrugë janë përmbytur nga uji në disa akse kryesore në qytet,ku më problematike situata paraqitet në aksin Spital-Uznovë, ku uji ka mbuluar edhe trotuarët anësorë të rrugës.

Era e furishme ka rrëzuar edhe disa pisha e pemë në rrugë,duke bllokuar për minuta të tëra qarkullimin në disa akse brenda në qytet. Ndërkohë që rrugët e qytetit janë mbuluar nga uji,pemët e rrëzuara dhe degë pemësh të këputura,era e fortë nuk ka kursyer as dekorin e qytetit,pasi ka shkatërruar shumë zbukurime në sheshin qëndror,në pedonale dhe në lulishten e qytetit.

Menjëherë pas stuhisë së fortë në rrugë kanë dalë shërbimet zjarrëfikëse dhe punonjësit e shërbimit në bashki,të cilët po zhbllokojnë pusetat e bllokuara nga prurjet,po lëvizin pëmët e rëna nëpër rrugë dhe janë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme që mund të krijohej.

- Advertisement -

TE FUNDIT