18.5 C
Tirana

Studimi: Personat që nuk hanë mëngjes, të rrezikur nga sëmundjet e zemrës

VENDI

Nëse shmangni të hani mëngjes jeni të rrezikuar nga një goditje në zemër më shumë se sa një person që konsumon këtë vakt.
Njerëzit që shmangin ushqimin në mëngjes janë pothuajse dy herë më shumë më të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës, raportohet në stubimin e publikuar në ‘Journal of the American College of Cardiology’.

Mungesa e vaktit të parë të ditës lidhet me ndryshimet e oreksit, presionin e lartë të gjakut dhe ndryshimet e dëmshme në nivelet e kolesterolit.

Të dhënat u grumbulluan nga më shumë se 6,000 pjesëmarrës nga mosha 40 deri në 75 vjeç dhe nxjerrin në pah historinë e sëmundjeve kardiovaskulare apo kancerit që kanë kaluar këta persona.

Personat e përfshirë në studim që kurrë nuk kishin konsumuar mëngjesin kishin një rrezik 87% më të lartë të vdekshmërisë specifike të sëmundjes kardiovaskulare sesa ata që konsumonin mëngjesin çdo ditë.

Sëmundjet e zemrës janë vrasësit më të madhëdhenj të globit. Vdekjet si pasojë e tyre shkuan në 15.2 milion në vitin 2016, nga 12 milion që ishin në në vitin 2000.

- Advertisement -

TE FUNDIT