10.5 C
Tirana

Stresi surprizon fansin e sëmurë në mënyrën më të bukur.

VENDI

Reperi i njohur, Stresi ka vendosur që të surprizojë një prej ndjekësve të tij në mënyrën më të bukur. Artisti e ka vizituar fansin dhe familjen e tij në ambientet e spitalit, duke e befasuar e duke i dhënë mbështetjen e tij.

Nëse ke mundësi të bësh mirë, bëje. Kjo shkon për të gjithë ju kolegët e mi, mos përtoni po shkoni dhe sikur shpirtërisht të jetë suporti juaj do t’i ndihmojë ata. Shërim sa më të shpejtë, zoti qoftë me ty, ka shkruar reperi krah videos më të fundit të publikuar në Instagram. Në të shfaqet vetë Stresi së bashku me disa miq të tij duke shkuar drejt dhomës së fansit për të cilin ka treguar dhe mbështetjen e tij.

Nga pamjet e publikuara dallohet edhe emocioni që kanë përjetuar familjarët e djalit. Ky është një nga veprimet më të bukura që Stresi ka bërë, i cili është pritur mjaft mirë edhe nga ndjekësit e tij të cilët kanë lënë komente mjaft pozitive në llogarinë e artistit.

- Advertisement -

TE FUNDIT