9.5 C
Tirana

Spiropali vazhdon ti bëjë lavde Skëndërbeut të saj, këtë herë për…

VENDI

Nën moton Ti Zgjedh, Partia Socialiste ka prezantuar sot në Tiranë kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 16 nëntorit për delegatë në Kongresin e kësa partie. E pranishme në këtë aktivitet, Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka vijuar ritualin e saj të përhershëm, duke i thurur lavde kryeministrit Edi Rama, apo siç vetë e ka quajtur ajo Skëndërbeut. Sipas Spiropalit, ajo që i duhet Shqipërsië është një mandate i tretë i Ramës si kryeministër.

Në janar presim të kemi një proces të jashtëzakonshëm me të gjithë prurjet e reja për të zgjedhur Asamblenë dhe strukturat drejtuese. Kjo është gjysma e punës që na duhet për mandatin tonë të tretë në 2021, me Edi Ramën kryeministër dhe PS si mazhorancë. Është i rëndësishëm ky mandat për të vazhduar rrugën tonë. Çdo kthim mbrapa do të ishte jo vetëm i dëmshëm, por fatal për Shqipërinë, tha Spiropali.

- Advertisement -

TE FUNDIT