9.5 C
Tirana

Spiropali: Duam mandatin e tretë, kemi punuar shumë

VENDI

Ministrja Elisa Spiropali e bindur thotë se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e tretë në zgjedhjet e ardhshme.

Në emisionin “Hard Talk”, Spiropali ka thënë se PS ka punuar dhe i ka qëndruar besnike institucioneve dhe me përgjegjësi do të drejtojë vendin edhe një mandat tjetër.

“Ka gjithmonë një herë të parë zoti Qafoku dhe mos u habisni fare në rast se e fitojmë mandatin e tretë, dhe jo sepse e duam apriori por se besojmë që kemi bërë gjënë e duhur, që kemi punuar shumë edhe porsa i përket punës sonë në qeverisje ashtu edhe punë në Partinë Socialiste.

Jemi forcë politike që i ka qëndruar besnike institucioneve, ka punuar gjithmonë për interesin kombëtar, kemi gabimet tona patjetër, nuk jemi të pagabueshëm, mund të zgjedhim rrugë të gabuara që nuk të çojnë në zgjidhjet e duhura ama gjithmonë kemi pasur vetëdijen që do bëjmë gjënë e duhur, nuk kemi bërë asnjëherë gabime me qëllim, nuk kemi tradhtuar interesin kombëtar apo interesin ekonomik të vendit, dhe besojmë se me këtë përgjegjësi do të vazhdojmë të qeverisim një mandate të tretë”, u shpreh ministrja Spiropali.

- Advertisement -

TE FUNDIT