Spiropali cilësoi trushpëlarë aktorët që janë kundër shembjes së ‘TK’, këngëtarja: Po ik moj injorante!

Debati për shembjen e “Teatrit Kombëtar” është tensionuar gjatë orëve të fundit edhe më shumë se më parë.

PUBLICITET

 

Një grup artistësh kanë shumë kohë, që janë ngritur në protestë kundër shembjes së “Teatrit Kombëtar”.

Ata kanë thënë se do ta mbrojnë me të gjitha mënyrat “Teatrin Kombëtar”. Kurse ministrja Elisa Spiropali i cilësoi si trushpëlarë e jo si artistë, aktorët janë kanë dalë kundër shembjes së “Teatrit Kombëtar”.

 

Këtë deklaratë të ministes Spiropali s’e ka pritur aspak mirë këngëtarja Albërije Hadërgjonaj. Kjo e fundit ka reaguar me anë të postimi në Instastory-n e saj.

Këngëtarja ka shkruar se Spiropali nuk është askush që të tregojë për artistët që kanë dhënë shpirt në teatër.

Më tej në postimin e saj ajo ka shkruar se Spiropali nuk duhet të merret me kollosat e artit dhe se duhet të ishte duke ngritur zërin për të drejtat e artistëve.

 

Postimi i saj:

Po ik moj injorante, u bëre ti të tregosh për artistët që kanë dhënë shpirt në atë teatër. Mos u merr me kollosat e artit. Në vend të ngresh zërin për të drejtat e artistëve, ti han M… për artistat.

 

PUBLICITET