9.5 C
Tirana

Specialisti Gjeta: Ja çajrat që e eleminojnë fryerjen e barkut.

VENDI

Jemi pas festave të fundvitit dhe të tejngopur me ushqimet kalorike. Për ata që kanë abuzuar me sasinë e ushqimit që kanë konsumuar fryrja e barkut është një problem që nuk mund ta evitojnë lehtë.

Megjithatë agronomi Zef Gjeta i ftuar në Rreze Dielli thotë se ka një sërë çajrash të cilët largojnë ndjesinë e fryerjes dhe toksinat e shumta.

Xhinxheri është një nga cajrat më të mirë sepse ndihmon mjaft sistemin tretës efektet e saj janë pozitive në rastin konkret edhe në eleminimin e fryrjes së barkut.

Nxit një aktivizim të mikroflorës që na ndimon në tretje. Nga ana tjetër menteja është shumë e mirë nuk e ka shijen aq të fortë sa xhinxheri.

Edhe çaji jeshil është një nga çajrat shumë të mirë për eleminimin e fryerjeve të barkut. Edhe gjendet në bare të ndryshme. Çaji i kamomilit është jo vetëm qetësues dhe relaksues por edhe largon gjendjen jokomode të fryerjes së barkut.

Nuk duhet përjashtuar as çaji i malit, që mundëson një kalim më të shpejtë të gjendjes pas një ushqimi të rënduar shprehet në Rreze Dielli agronomi.

Gjeta thotë se shkak i fryerjes së barkut nuk është vetëm teprimi me konsumimin e ushqimit por edhe në rastet kur sistemi tretës nuk funksionon siç duhet apo kur kemi shqetësime të tjera me shëndetin.

Për nga rëndësia ai nuk i ndan dot llojet e çajrave por thotë se ato janë një zgjidhje shumë e mirë për fryerjen e barkut dhe eleminimin e toksinave.

- Advertisement -

TE FUNDIT