Spartak Ngjela: Më 15 maj do shpëtojmë përfundimisht nga koronavirusi

Në një intervistë për Ora News, avokati Spartak Ngjela u shpreh se Rama po i heq kufizimit pasi do të ndihmojë turizmin.Ngjela shtoi se ka folur me profesioni e biologjisë molekulare, Bamir Topi, dhe ai i ka thënë se, sipas studimeve, në datë 15 maj do të frenohet virusi përfundimisht.

PUBLICITET

 

Deklarata e Ngjelës:

“Rama i po heq kufizimit që të ndihmojë turizmin. Por duke dashur ta ndihmojë turizmin, ai mund të na vërë flakën të gjithëve. Mikrobiologët thonë se temperaturat e larta e shkatërrojnë virusin.

 

Ne ekspertin shqiptar më të mirë për biologjinë molekulare kemi Bamir Topin. Në një bisedë që pata me të, më tha se sipas studimeve të tij, data 15 maj frenon përfundimisht virusin.

 

Unë e besoj shkencën dhe drejt asaj po shkojmë. Sipas asaj që mendon z. Topi që është profesor i kësaj dege, atëherë jemi drejt shpëtimit. Shenja e sotme dhe të djeshme, kam përshtypjen që e vërtetojnë këtë konkluzion.

 

Nëse data 15 është ajo që thotë shkenca atëherë do të kemi shpresë që do të vazhdojmë në përmirësim. Ky është një virus që nuk e studiojmë dot me themel.” – tha Ngjela.

PUBLICITET