Spanja i hap rrugë turizmit, heq karantinën 14 ditore për udhëtarët

Spanja vijon me lehtësimin e masave kundër pandemisë së koronavirusit. Qeveria po përpiqet për të rikthyer në punë ekonominë dhe vecanërisht turizmin, si një ndër degët kryesore të saj.

PUBLICITET

Kështu, vendi iberik vendosi që udhëtarët e huaj, që futën në Spanjë, duke filluar nga 1 korriku, nuk do të jenë më të të detyruar t’i nënshtrohen një karantine 14-ditore.

 

Kjo masë ishte paralajmëruar më herët nga ministrja e Jashtme, Arancha Gonzalez Laya, por pa dhënë detaje për datën.

 

Spanja tërheq çdo vit rreth 80 milionë turistë, me sektorin turistik që mundëson më shumë se 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndaj kjo masë përpara se sezoni veror të përfundojë është parë si një çështje kyçe për ekonominë e vendit

PUBLICITET