13.5 C
Tirana

Spahia publikon tabelat zyrtare: Tjetër fakt se Covid-19 është pikasur që në janar

VENDI

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar tabelat zyrtare të sistemit alert në QSUT.

Sipas Bardhit, tabelat tregojnë se Covid-19 është shfaqur në Shqipëri që në
Bardhi i drejtohet Komitetit të Ekspertëve që të shprehen mbi këto fakte që janë duke dalë çdo ditë.

“TJETER FAKT SE COVID-19 ESHTE PIKASUR NE JANAR NE SHQIPERI
Ja një tjetër fakt që provon dyshimet e forta se Covid-19 është shfaqur që në Janar. Shikoni tabelat zyrtare të sistemit alert për rastet e gjendjeve virale me temperaturë të lartë deri në 2 Mars 2020. Të gjithë i mbajmë mend edhe raportimet mediatike për fluks e rradhë të gjata jo vetëm në QSUT. Nga tamponët e realizuar në këta pacientë me gjendje febrile, plot 62.5% rezulton JO grip stinor? Po atëherë cfarë është kjo gjendje me temperaturë të lartë e simptoma të ngjashme me gripin, por e ekzaminuar si JO grip? Natyrisht që nuk duhet të jesh mjek që t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje! Por pyetja më e madhe është se cfarë ka bërë ISHP dhe autoritetet e tjera shëndetësore dhe qeveritare përballë asaj pyetjeje? Nuk e kanë vrarë mendjen të zbulojnë se cfarë është ai lloj virusi me simptoma aq të spikatura? Neglizhencë nga paaftësia? Apo dikush u ka mbyllur gojën dhe kanë vazhduar si të mos kishte ndodhur gjë, edhe pse pasojat e Covid-19 në Kinë ishin headlines botërore?
Përsëris thirrjen drejtuar mjekëve, që bëjnë pjesë në komitetin e ekspertëve, që të shprehen mbi këto fakte që dalin për ditë! Ka qenë paaftësi apo bindje e verbër politike?”, shkruan ish deputeti në një postim në rrjetet sociale.

- Advertisement -

TE FUNDIT