Sot kam menduar te iki nga Shqiperia!

Zakonisht jemi mesuar qe per cdo skandal qe perfshihen persona te caktuar politike, ne fillojme gallatat, me statuse, ironizojme. (Ne kete grup perfshihem edhe une). Por nga sot nuk do qesh apo nuk do ironizoj me. Sot me shume se cdo kohe tjeter ndjej detyren per t’ sherbyer denjesisht ketij vendi.
Nuk mundet qe t’ia leme Shqiperine ne dore te hajduteve, genjeshtareve, te korruptuarve, krimineleve.
Po nuk mundemi ne t’ia leme Shqiperine, ketyre politikaneve pa shtylle kurrizore, te cilet marrin pushtetin me vjedhje, te cilet prej 30 vitesh nuk jane ngopur akoma duke na zhavtur neve te gjitheve.
Po nuk mundet t’ia leme Shqiperine, sepse ne fund jemi ne qe do paguajme cdo gje, do e paguajme shtrenjte madje. Shumica po e paguan edhe sot. Nuk mund te flasin sepse u fluturon koka nga puna. Jane te detyruar njerezit te mbajne gojen mbyllur sepse pushtetari te kercenon me te ardhmen e femijeve te t’u. Po keshtu ne nuk kemi per t’u bere kurre, as si njerez as si komb.
Shteti abuzon me tendera, abuzon me pushtetin, abuzon me leket tona, vjedh dhe tjeterson verdiktin tone si votues dhe ne akoma nuk ngreme krye, ne akoma nuk reagojme. Po kaq te pafuqishem jemi?
Po si t’ia besoj une te ardhmen time ne kete vend ketyre politikaneve, te cilat ne pergjigjem, “fluturojne” njerezit e thjeshte me nje telefon, duke i kercenuar? Kush jane keta? Po edhe sa do durojme?
Sot, pasdite kam menduar ta braktis kete vend. Te iki. Ashtu sic kane bere shoqeria ime. Kur i shikoj qe jane shperndare neper bote dhe po ndertojne jeten e tyre shume mire, them, po une, per cfare te rri me?
Ketu cdo gje eshte me mik, ose me leke. Ketu s’ka me meritokraci. Ditet e fundit jam njohur me histori te atyre njerezve te thjeshte qe jane ne pike te hallit dhe nuk gjejne dot nje pune.
Po ketu re rinjte s’kane me te ardhme. E kuptoni cfare i ka bere politika ketij populli?
A e dini qe te rinjte e Shqiperise jane konsumatore te lendeve narkotike me shume se kurre me pare?
A e dini se kerkesat e drejtoreve, (shtet-privat), karshi vajzave te reja, per te fituar nje vend pune eshte favori seksual?
A e dini qe Shqiperise po i ikin mjeket e infermieret? Per 10 vite, vete mjeket qe kane mbetur thone qe do perballemi me nje krize te frikshme te mungeses se bluzave te bardha?
A e dini qe ilacet ne Shqiperi u manipulohet data e skadences? A e dini qe ilacet ne Shqiperi nuk japin rezultat e jane te skaduara?
A e dini qe ushqimet jane te skaduara dhe manipulohen? A nuk e kuptoni qe po na vdesin njerezit dita dites? A e kuptoni cfare po konusmojme?
A nuk e kuptojme qe arsimi ne Shqiperi, ai fillor, i mesem dhe i larte eshte ne diten me te keqe? Shkojne studentet ne shkolle te larte dhe nuk dine akoma te shkruajne shqipen stardarde minimale.
A nuk e shikojme qe Akademine e Shkencave e merr nje “shkenctar” i cili ofendon nje gazetare qe diten e pare te punes.
A nuk i pame kriminelet ne Kuvend qe iken njeri pas tjetrit? Ata ishin deputete. Dikush i vuri aty. Mbajti dikush pergjegjesi?
Po sa vrasje jane kryer e jane mbetur pa autor, sepse shefat e policise sot sillen si gangstere(jo te gjithe), dhe jo si ruajtes te rendit publik.
Po Shqiperine qe e kthyem ne nje harte te droges? Po qe duan te na kthejne vizat?
Po Prokuroria e Pergjithshme ku eshte? Po Gjykatat ku jane? Gjykata Kushtetuese?
Te gjitha keto jane pergjegjesi te pushtetit aktual qeverises. Dhe nese nuk reagojme per cfare ka ndodhur neser do te jete shume vone. Ne do te legjitimojme korrupsionin, vjedhjen qe na behet, krimet e tyre, duke mos reaguar.
Cfare duhet te ndodhe tjeter ne kete vend qe te reagojme duke e zevendesuar te gjithe kete klase politike, me <25 vjecaret intelektuale te vendit.
Klasa aktuale vendosi per gati 30 vite per te ardhmen e saj. Tani eshte koha jone, nese duam te kemi te ardhme, nese jo, atehere le te pranojme te keqen qe na ka rene mbi koke dhe te jetojme me te.
Dhe kjo e keqe nuk pyet per socialist, demokrat, apo per kedo person tjeter qe perfaqeson nje bindje tjeter politike, kjo e keqe eshte mbi te gjitha kokat tone dhe duhet te shpetojme. Ndryshe ky vend s’ka te ardhme. Ne s’kemi te ardhme. Pastaj kemi nje rruge, vetem te ikim. Por une nuk dua te iki, dua te qendroj, e dua kete vend, eshte memedheu im…
Per nje here te vetme mendoni me mendje te kthjellet, pa menduar qe je nje demokrat apo socialist, cfare te mire i ka sjelle kjo politike ketij kombi? Me thoni vetem nji dhe une nuk do te flas me.
Mendoni njehere te vetme si Shqiptare dhe hajde te reagojme te gjithe bashke. Ndryshe, e thash, te pranojme te keqen, te jetojme me te, te behemi te gjithe pa shtylle kurrizore, te pamoralshem ose te ikim dhe ta harrojme Shqiperine.
Nga Osman STAFA