Socialistët e Shkodrës “shuplake” Rames i sabotojnë zgjedhjet në PS

Partia Socialiste zhvilloi ditën e sotme zgjedhjet për delegatët në Shkodër.

Teksa qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 16:00, ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja mjaft e ulët e socialistëve. Pjesëmarrja e vetëm 400 nga 3200 anëtarë të PS-së në këto votime, duket se kryeministrit Edi Rama po i jep një përgjigje.

Ndërkohë nën zë përflitet se një nga shkaqet që ka ndikuar në këtë vendim është edhe mosrealizimi i asnjë prej emërimeve në postet drejtuese në Shkodër, të cilat u trumbetuan me të madhe nga Kryeministri për një reformim të socialistëve të Shkodrës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se në njësitë administrative, si në Rrethina, Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit dhe Dajç, pjesëmarrja ka qenë më e lartë rreth 50%, por ende nuk ka shifra të sakta.