13.5 C
Tirana

Skandali me mishin/ Blegtori e pranon: Vetë ha bukë me kripë, atë mish jo!

VENDI

Në redaksinë e emisionit BOOM vjen informacioni se në datën 6 shkurt në një thertore të licensuar në Tiranë janë futur 106 krerë qingja te pamatrikuluar, të cilet janë potencial sëmundjesh nëse do të konsumohen nga blerësit.
Në datën 9 shkurt gazetarja e BOOM ka shkuar te kjo thertore dhe ka kontaktuar pronarin e saj dhe veterineren e Bashkise. Të dy e kanë pranuar faktin se në thertore janë futur 106 krerë qingja të pamatrikuluar, por me arsyetimin se ato kanë ardhur në orët e vona të natës dhe ka qenë roja ai që ka hapur derën dhe nuk i ka kontrolluar.
Ky informacion mbërriti dhe në Ministrinë e Bujqësisë e cila dërgon menjëherë inspektorët e saj të cilët vendosin si dënim administrativ eliminimin brenda 72 orëve të këtyre kafshëve dhe groposjen e tyre.
Por si erdhën deri këtu këta qingja që fare mirë mund të dilnin në treg dhe të rrezikonin jetë njerëzish? Veterineri Marjus Daja që ka firmosur për transportimin e qingjave është përgjigjur në telefon dhe ka shpjeguar se ai nuk e dinte se ishin të pamatrikulluar sepse ishte natë dhe fermeri i kishte thënë i matrikulloj unë.
Sipas tij është një gabim njerëzor. Madje edhe drejtori i bujqëisë i ka thënë që bëre gabim, por mos e përsërit më.
Nuk mbaron këtu. Në telefon u kontaktua edhe pronari i fermës së qengjave, i cili thotë se qengjat i ishin kthyer se ishin të pamatrikulluar, ndërkohë që ai i ka matrikulluar për një ditë dhe i ka nisur sërish tek e njëjta therrtore. Për më tepër thotë që nuk e di si është ligji, por ama ka një biznes me nipt!!! Trilleri vazhdon në therrtoren e Tiranës, ku pronari i saj mohon kategorisht të ketë marrë përsëri qingjat që kishte kthyer njëherë mbrapsht.
Ai e hedh topin tek specialistët e ministrisë së bujqësisë që duhet t’I gjejnë. Përveç habisë sonë, se si inspektorët e MB nuk e kanë ndjekur procedurën deri në fund, përveç indiferencës dhe pandërgjegjes që hasëm tek njerëzit-pronarë për ruajtjen e shendetit të njerëzve të tjerë, pyetja 1 milionë dollarëshe është: ku shkuan qingjat?
Dëshmia tronditëse e fermerit
Blektori: Po e di ca do të thotë hormon apo jo?
Gazetarja: Po për viçin i përdorin apo jo?
Blektori: I përdorin posi jo bëhet viçi naaa, kur ta therrësh është tërë shkumbë brenda. Në një dasmë u shtruan të tërë në spital vetëm nga vici me mish me hormone.
Gazetarja: Ajo gjilpëra që i bën për sa e rrit vicin?
Blektori: Për 2 muaj, i merr 800 mijë lekë
Gazetarja: Ta leverdis?
Blektori: Ta leverdis se 16 mijë lekë është vaksina
Gazetarja: Ku blihet vaksina?
Blektori: Nëpër qendra që shesin mjekime per blektorinë
Gazetarja: Është e lejueshme?
Blektori: Jooo. Në qafë ja bëj unë. Ai sa vjen dhe fryhet. Për dy muaj ai bën 1 kv mish
Gazetarja: Dhe e shet 800 mijë lekë, ia vlen
Blektori: Ia vlen, ia vlen, por po na vdesin nipër e mbesa. Unë bukë e kripë e me qepë ha, këto nuk i ha se ja di vlerën./OraNews/

- Advertisement -

TE FUNDIT