18.5 C
Tirana

Skandali/ Kampionia shqiptare: Duan të ndeshem me një serbe dhe të humb

VENDI

Majlinda Kelmendi nëpërmjet një statusi në Facebook, të cilin më pas e ka fshirë, ka denoncuar një fakt shumë të rëndë.Kampionia e botës në xhudo, ka deklaruar se i kanë organizuar një ndeshje me një xhudiste serbe dhe ndeshja është e trukuar,
pasi ajo duhet të humbasë. E gjithë kjo bëhet sipas saj me qëllime politike, nga zyrtarët e federatës së Kosovës. Ja çfarë shkruan xhudistja kosovare në statusin e saj.

“Keq e më keq. Pas lajmit që mora para disa ditësh që është duke u organizuar një duel me një xhudistë serbe, tani mora një informacion që asesi nuk kapërdihet. Më njoftuan se dueli është kurdisur dhe un duhet të sakrifikoj karrierën time dhe ta lë të më mposhtë xhudistja serbe. Është shumë e qartë tani se kjo po bëhet vetëm që disa zyrtarë tonë t’u hynë në b… ndërkombëtarëve dhe të shpëtojnë nga krimet e bëra. Prandaj, kërkoj nga ju që të më përkhrani duke më kthyer një përgjigje se a duhet të marr pjesë apo jo, dhe unë do të vendos në bazë të komenteve tuaja. Mos harroni që të bëni edhe share. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj. E juaja M.K.”

- Advertisement -

TE FUNDIT