13.5 C
Tirana

Skandalet e festivalit të RTSH. Çfarë pamë e çfarë dëgjuam mbrëmë.

VENDI

Festivali i RTSH ka kujtoi kohën kur në fund të vitit prisnim të gjithë me endje të shihnim e të dëgjonim çfarë na kishte sjellë këtë vit Limoz Dizdari Ferdinand Dedai Agim Krajka Aleksander Peçi Kujtim Laro Nikolla Zoraqi Avni Mula Tish Daija apo shumë e shumë të tjerë të cilët përtej krijmtarisë së tyre ishin të vetëdijshem që çdo notë muzikore që shkruanin ishte përtej këngës.

Ishte përtej kontributit artistik e profesional, ishte përtej ushqimit shpirtëror momental për publikun apo popullin siç i themi sot. Ishte mbi të gjitha një trashëgimi kombëtare ishte mbi të gjitha kontribut për një identitet kulturor e muzikor kombëtar. Pra krijmtaria dhe veprat e tyre ishin misioni i tyre për këtë vend.

Nuk e pamë nuk e dëgjuam mbrëmë këtë mision këtë trashëgimi nuk e pamë nuk e dëgjuam mbrëmë atë kujdes dhe rigorozitet që ata na lanë për melosin shqip për poezinë shqip madje nuk pashë e nuk dëgjova asgjë shqip. Nuk pamë e nuk dëgjuam asnjë referencë me trashëgiminë për të cilën po flas as muzikore e as morale apo shpirtërore.

Në 15 vjetorin e ikjes nga kjo jetë të kompozitorit të madh Kujtim Laro nuk pamë e nuk dëgjuam asnjë për të asgjë nga ai asgjë që të na kujtonte se po ndiqnim festivalin që ai dhe ata na lanë, asgjë nga çfarë ata do i bënte krenarë për brezin tjetër e do e bënte kontributin e tyre akoma më me vlerë. Asgjë.

Pamë e dëgjuam se si në këtë vend të varfër arti muzika nuk ka më mision nuk e lënë më të jetë pararendëse e ndjesive dhe mendimit kombëtar, por me mediokritetin më të pashoq që mund të imagjinohet ma servirin si e ardhmja e ndritur. Kjo është kriminale do thoja, siç është e tillë dhe gjithë cfarë ndodh rreth kësaj gjëje.

1. Fitues i paracaktuar madje janë dy.
2. Shkelje flagrante e rregullave ligjore mbi organizimin e eventit
3. Disa qindra miliona që menaxhohen sipas qejfit, ku burimet e vetë RTSH nuk përdorën por të njëjtat merren si shërbim nga jashtë institucionit me qëllim qarkullimin dhe faturimin e fondeve.

4. Festival pa rrregullore.
5. Aktivitet kombëtar ku artistët shqiptarë disa trajtohen si Mozart e disa si Salier referencë e idiotësirave mjerane të thëna publikisht natën e parë nga prezantuesja.
6. Këngë te para porositura dhe jo pjesë e konkurimit të ndershëm paraprak.
Pjesëmarrje kompozitorësh të huaj çka e bën non sencin dhe rolin e festivalit kombëtar të krijmtarisë së këngës shqip. Nëkundërshtim me ligjin.
7. Asnjë copë letër zyrtare për asgjë, asnjë kriter i shkruajtur siç është detyrim ligjor për çdo institucion të shtetit.

Për sa kohë ulim kokën e presim, do të vazhdojnë të na fyejnë inteligjencën e ta shkatërrojnë atë që të parët tanë ndërtuan me sakrifica e do vazhdojmë të na i gjykojnë dhe përcaktojnë vlerat të huajt apo ndërkombëtaret siç i themi në mënyrë moderne, siç është dhe juria e këtij viti. Ata do të gjykojnë vlerat dhe kontributet aktuale por edhe të paraardhësve tanë që citova më sipër. cna. al.

- Advertisement -

TE FUNDIT