12.5 C
Tirana

“S’kam frikë nga koronavirusi se nuk më zë”, Kryemadhi: Pres thonjtë dhe haj hudhra

VENDI

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi ka deklaruar se koronavirusi nuk e tremb, pasi si doktoreshë që është e ruan shumë higjienën personale.

Në një intervistë me Skype në emisionin ‘Kjo Javë’, Kryemadhi deklaroi se është ajo që i bën punët e shtëpisë, pazaret dhe se po ajo ka marrë lejen e posaçme për të dalë nga shtëpia e për të shkuar në dyqan.

“Frikë nuk kam njeherë. Unë si doktoreshë që jam, s’kam frikë nga korona virusi, dhe duke qenë se i pres thonjtë shkurtër dhe i laj duart shpesh. Mundohemi të hamë shëndetshëm, siç është përdorimi i thjerrëzave, i fasuleve, pllaqive, që kanë hekur e anti-inflamatorë, hurdhat. Shiko se po nuk e pate konsumuar shumë trupin, nuk të afrohet hiç koronavirusi,”- tha Kryemadhi.

E pyetur për pazaret, Kryemadhi tha se ja ka mbaruar gjithë hudhrat shitësit pranë shtëpisë së sja.

“Unë i bëj sigurisht. Sapo shoh tufat e mëdha me hurdha, i marr të gjitha. Kam aplikuar unë me leje. Të jemi të sinqertë që na kanë ndihmuar, se na bëjnë shërbime në shtëpi. Kjo është e mirë, për të ndihmuar në kohë. Por shko pyet po deshe tek ai atje. Ia kam blerë të gjitha hudhrat, unë ja marr çdo ditë,”- shtoi ajo.

Kryemadhi gjithashtu bëri apel për subvencionim të grave në ligje me detergjentin e rrobave dhe të enëve. “Le t’i subvencionojnë gratë, se u ranë duart duke larë e duke shkundur. T’u japin ilaçin e rrobve dhe të enëve të paktën,”- tha Kryemadhi më tej.

Sipas kryetares së LSI-së, ai që e ka hedhur koronavirusin në Shqipëri është kryeministri Edi Rama. Ajo shtoi se ai bashkë me panikun që hapin mediat kanë sjellë virusin, pasi Shqipëria e ka kaluar pikun me kohë.

“Keni pyetur ndonjëherë se përse ka pasur shumë vdekje Shqipëria në janar? Sa vdekjes kanë qenë për shkak të temperaturës së lartë dhe gripit? Jo pra s;keni pyetur, sepse Shqipëria e ka kaluar pikun kohë,”– tha Krymadhi.

Pjesë nga Intervista.

Gazetarja: Ju kërkojmë ndjesë për ndryshimin e programit në minutën e fundit…
Kryemadhi: Siç e ndryshoni ju programin me Taulantin dhe Ramën, ashtu do e ndryshojmë dhe shqiptarët. Kalojmë tek situata me koronavirusin… Pacienti zero i koronavirusit në Shqipëri, që është Edi Rama, duhet të shmangë panikun. Ata parafolësit e mi kanë dalë pa radhë. Duhet të kuptojnë që të bëjnë më shumë për familjet e tyre, t’i shërbejmë familjeve në nevojë.

Gazetarja: Kush po e përhap panikun?
Kryemadhi: Qeveria dhe mediat që po përdoren nga ato. Nëse kjo do të jetë kaq emergjente, mjafton të merrni komentet në mënyrë se si flitet. Është vetëm panik. Jo vetëm qytetarët, por dhe tek shtresat në nevojë, që s’kanë para, sjell stres. Këtu po të shohësh, hap TV, ca janë të gjithë? I ke panik dhe terror. Njerëzve duhet me iu dhënë garanci, që t’u shërbejë qytetarëve. Më mirë telenovelat turke, se sa tv.

Gazetarja: Flas për Nwes24, se këtu punoj. S’punojmë për përhapje paniku…
Kryemadhi: Fol për emisionin tënd, jo për mediat.

Ndërkohë Shqipëria ka hyrë në një izolim total për shkak të kornavirusit, edhe pse shuëm qytetarë i kanë shkelur rregullat dhe nuk ruajnë distancën. Sakaq, ka një rritje në 24 orët e fundit edhe të numrit të rasteve të reja që ka shkuar në 29, dhe 333 totali, por edhe një viktimë tjetër, që e çoi numrin në 18.

- Advertisement -

TE FUNDIT