15.5 C
Tirana

S’jemi dele, jemi popull ujk”, protestuesit kundër Ramës: Do thyesh kokën në Kukës

VENDI

Ka nisur protesta e paralajmeruruar e Shoqerise Civile para Kryeministrise, teksa qindra qyetare kane dale me pankarta ne duar, me thirrjet drejtuar Edi Ramës:
“Boll me arrogance, dhune dhe koncesione”, “Me arrestoni edhe mua”, etj.
“Të gjithë duhet të bashkohemi, gjithçka që po vendoset pa miratimin tonë na prek ne.
Ne e paguajmë më shtrenjtë naftën se të gjitha vendet që nuk prodhojnë naftë.
Ne dhe brezat tanë duhet të paguajmë për koncesionarin, nuk jemi dakord.
Sot për të paguar mallrat në doganë duhet të skanohen nga një privat. Sot duhet të udhëtojmë me tarifa më të shtrenjta, nuk jemi dakord. Nuk kemi lekë.
Sot, vendit i hapet çdo pjesë toke duke iu marrë peng mes koncesionit, i thoni Qeverisë se nuk jemi dakord.
Sot të mendosh ndryshe të arrestojnë, të linrojnë, të thonë tutor, vandal, nuk jemi dakord zoti kryeministër.”, eshte shprehur nje nga protestuesit.
“Thonë për shqiptarët që janë popull dele, që kanë nevojë për bari, por ajo që ndodhi në Kukës tregoi të kundërtën. Kuksianët treguan se janë popull ujk.
Nuk lejojmë më asnjë arrestim, Rama ti nuk e arreston dot gjithë popullin shqiptar. Pakti që do të nënshkruhet nesër në Korçë në kurriz të Shqipërisë e në favor të Greqisë.
Marrëveshje më 8 prill në Korçë nuk do të ketë. Rama ka fuqi më shumë se unë sot e se ne, por fuqia e së vërtetës sonë është më e madhe se e kërbaçit të tij”, eshte shprehur nje tjeter protestues.
Thirrjet në kor për të gjithë qytetarët heronj të Kukësit: Përshëndesim 11 prindër,
burra, bashkëshort që ndodhet në qelitë e pushtetit të arrogancës sot, jemi me ju, jemi më ju.
Janë shumë më pak se 2 mijë qyetarët të lirë që kanë zgjedhur të dalin në këtë shesh. Protestë kundër arrogancës, kundër dhunës, kundër të keqes, e atyre që sa janë pa pushtet i puthin dorën popullit, kur marrin pushtet i fusin kërbacin dhe e fusin në burg.
Qeveritë janë të përkohshëm, ndaj edhe këta, ti thërrasin mendjes të mos arrestojnë qytetarët që mendojnë ndryshe, që nuk janë dakord ti marrësh bukën e gojës së fëmijëve.

- Advertisement -

TE FUNDIT