20.5 C
Tirana

Sizmiologu grek: Shqipëria të pranojë gabimet në…

VENDI

Kostas Papazahos, profesori i shquar i sizmiologjisë në Universitetin Aristotelis të Selanikut shpjegon para kamerës së TCH se me të drejtë në Shqipëri ekziston shqetësimi se përse po vazhdojnë kaq shumë lëkundjet sizmike por nga ana tjetër, thekson se per fat të keq kjo është një dukuri e natyrshme.

Kur ndodh një tërmet i këtyre përmasave do të ketë një veprimtari sizmike që do të zgjasë 5 deri më 5. 5 muaj. E vërteta është se shumica e tërmeteve që pasojnë do të ndodhin në javën e parë pas termetit kryesor, siç edhe po ndodh. Por për fat të keq, edhe në javët e ardhshme dhe më konkretisht në muajt në vazhdim, do të kemi tërmete të tjera, disa prej të cilëve mund të jenë të fuqishëm domethënë diku tek 4 deri 5. 5 Rihter.

Pra do të ketë për fat të keq tërmete të mëvonshme të vonuar, shumë më vonë, por nuk do të jetë kjo gjendje që po përjetojnë banorët tani. Vërtet është e papëlqyer kjo që them, por është një dukuri e natyrshme të ketë zhvillim, tha Kostas Papazahos profesor i sizmiologjisë UATH. Papazahos thekson keqardhjen e tij për mënyrën e ndërtimit të banesave të reja në dy dekadat e fundit. Në Shqipëri u shfaq një fenomen i çuditshëm pasi është një prej rasteve të rralla kur ndërtimet e viteve te fundit u kryen me sistem antisizmik shumë më të keq se ato më të vjetra.

Aty për shkak të mënyrës së tranzicionit, ndryshimi i menjëhershëm i sistemit, boshllëku i krijuar me ardhjen e një pushteti të ri, anarkizmi i plotë në ndërtim, paratë që hynë në Shqipëri, kompanitë e huaja të ndërtimit me kosto të ulët, që u futën në vend pa asnjë kontroll shtetëror dhe të cilat ndërtuan resorte e ndërtesa turistike pa asnjë specifikë të caktuar, krijuan një fenomen paradoksal të një vrull ndërtimi banesash të cilat ishin të një niveli të ulët sigurie, tha ai.

Sizmiologu grek nuk përjashton mundësinë e aktivizimit edhe të çarjeve të tjera sizmike në territorin shqiptar dhe këshillon që ashtu si grekë edhe shqiptarët duhet të mësohen me tërmetet. Për fat të keq në Shqipëri, e cila është një vend sizmogjenik, ekzistonte fati dhe paaftësia paralelisht, që 20 vitet e fundit nuk ndodhën tërmete të fuqishme dhe u krijuan iluzione tek populli shqiptar dhe shteti se nuk do të ketë tërmete të fuqishme ndërsa Shqipëria është një prej vendeve me aktivitet të lartë sizmik në Europë, vijon ai më tej.

Papazahos thekson se tashmë shteti dhe individi duhet të mos jenë indiferentë dhe të kërkojnë më shumë siguri dhe llogari në zbatimin e rregullave antisizmike në ndërtesat e reja. Sepse është e vërtetë që disa ndërtesa nuk mund të përforcohen, ndërsa është e sigurt edhe se disa herë riparimi i përforcimeve të tyre është më i shtrenjtë sesa ndërtimi i një banese të re.

Dhe këtu vjen ora e pendimit. Vjen një moment kur shikon se gabimet që ke bërë janë kaq të mëdha sa nuk mund të ndreqen. Por në çdo rast shoqëria shqiptare duhet të pranojë gabimet e saj, përndryshe pas 5 10 apo edhe 2 vitesh 1 muaji do të përjetojmë një Durrës tjetër, apo një vend tjetër që do të shkatërrohet. Natyra sipas ligjeve të saj të palëkundshme nuk fal, shprehet ai.

- Advertisement -

TE FUNDIT