10.5 C
Tirana

Sistem që “paralajmëron” lëkundjet sizmike 4 orë përpara?!

VENDI

Universiteti Politeknik i Bukureshtit do  të nisë testimin e një sistemi të ri,  i cili mund të jetë në gjendje të identifikojë tërmetin të paktën 4 orë përpara se të ndodhë

Ky sistem do të ishte në gjendje të identifikonte magnitudën, intensitetin dhe epiqendrën e tij me përafërsi. Sistemi do të fillojë të testohet në rajonin e Vrancea në Rumani, që është edhe një prej zonave më sizmike në Europë

Sistemet më të avancuara në botë të “parashikimit” të tërmeteve, aktualisht të përdorura nga Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në gjendje të lëshojnë alarmin jo më herët se 2-3 minuta përpara se të godasë tërmeti.

Sistemi që do të testohet në Rumani është zhvilluar nga një kompani izraelite, Ionoterra, dhe është ende në fazë konceptimi.

Testimet e tij të para janë kryer në Greqi dhe Turqi duke regjistruar një normë të larët suksesi, në 90 përqind për tërmetet mbi 4.5 ballë të shkallës rihter.

Kjo do të thotë se, ndër 75 alarme për tërmet të dhëna nga sistemi, 68 prej tyre u konfirmuan nga Qendra Europiane Mesdhetare e Sizmologjisë. Testimi në Rumani do të nisë në gjysmën e parë të vitit që vjen. Ekspertët e Universitetit Politeknik të Bukureshtit shprehen se sistemi në fjalë mund të zbulojë tërmetin deri në 8 orë përpara dhe deri në 4 orë përpara me përpikmëri të lartë.

- Advertisement -

TE FUNDIT