12.5 C
Tirana

Silvio Berlusconi ndahet nga partnerja pas 12 vjetësh, për tu lidhur me një 30 vjeçare (Foto)

VENDI

Mediat janë duke folur për lidhjen e re romantike të Silvio Berlusconit. Ish kryeministri i Italisë është ndarë nga e dashura e tij afatgjatë siç raportohet së fundi dhe është lidhur me një vajzë 54 vjet më të vogël.

Miliarderi 83 vjeçar ka lënë zonjën 34 vjeçare Francesca Pascale pas një marrëdhënieje 12 vjeçare me të. Por çifti është ndarë me terma shoqërorë siç bën me dije partia e tij Forza Italia në një deklaratë të mërkurën 4 mars.

Zonja Pascale e cila dikur tha në një intervistë se i kërkonte Berlusconit të martohej me të çdo ditë është habitur nga deklarata sipas të përditshmes Repubblica.

I uroj gjithë lumturinë në botë dhe shpresoj që ai të gjejë dikë që do të kujdeset për të ashtu siç bëra unë tha zonja Pascale. Por kush është vajza e re që i ka rrëmbyer zemrën?

Mediat shkruajnë se është një 30 vjeçare Marta Fascina pjesë e partisë së tij. E diplomuar në Filozofi në universitetin La Sapienza Romë ajo ka punuar në zyrën e shtypit të Milanit dhe më pas në fondacionin Milan.

- Advertisement -

TE FUNDIT