9.5 C
Tirana

Si t’i trajtoni infeksionet e fytyrës me bimë medicinale. Disa sekrete nga Ylli Merja

VENDI

Lëkura jonë ka pore e gjëndra dhe këto të fundit ndihmojnë në prodhimin e yndyrës. Por nëse çekulibrohet prodhimi i yndyrës, që vjen si shkak i çrregullimit hormonal, atëherë lëkura prodhon më shumë yndyrë sesa nevojitet. Më tej nga mungesa e higjienës në lëkurën e yndyrshme, ngjiten baktere dhe mikrobe nga ajri dhe shkaktojnë puçra. Infeksionet bakteriale mund të merren në sallonet e bukurisë, kur përdoren furça të njëjta dhe nuk dezinfektohen nga njëri person tek tjetri.

Gjithashtu, këto infeksione mund të merren kur preket fytyra me duar të palara, sidomos në ambiente publike. Ose mund të merren nga pastrimi i fytyrës me mjete të padezinfektuara. Shumë infeksione merren edhe tek dentisti, madje të gjitha llojet e kontaktit me anë të gjakut mund t’ju shkaktojnë infeksione që çojnë në formimin e puçrave. Bakteri që jeton në lëkurën e çdo njeriu i lokalizuar në rrënjën e qimeve quhet Propionibacterium acnes dhe ushqehet me yndyrën e lëkurës dhe qelizat e vdekura.

Prandaj kur rritet yndyra në lëkurë, rritet edhe sasia e këtij bakteri në fytyrë. Ky bakter sekreton substanca që e tretin yndyrën e lëkurës dhe e ndihmojnë të rritet. Kur ky bakter shumohet më tepër sesa duhet, sistemi imunitar e lufton dhe prandaj formohen zona të inflamuara fillimisht dhe pastaj pasi ngacmohen, krijon më shumë zona të inflamuara. Më tej, stafilokoku është një tjetër bakter që shkakton infeksione në lëkurë dhe akne cistike, gjithashtu ai jeton në lëkurën e çdo individi.

3 nga 4 njerëz në botë janë të prekur nga aknet nga mosha 11-30 vjeç. Disa nga llojet e akneve janë akne cistike akne postule ato papule dhe pikat e zeza apo të bardha.

Llojet e akneve:

Pikat e zeza formohen kur bllokohen poret në lëkurë dhe ngelet nën lëkurë sebumi dhe baktere të ndryshme.
Pikat e bardha formohen nga bllokimi i sebumit nën lëkurë dhe lëkurës së vdekur. Nuk përmban baktere pasi poret janë komplet të mbyllura, nuk ka kontakt me mjedisin e jashtëm.

Në aknet inflamatore, ndryshe pikat e kuqe dhe të fryra në lëkurë disa nga arsyet e krijimit të tyre janë bakteret, ndryshimet hormonale.
Nodulet janë aknet që kanë infeksion dhe janë të inflamuara, të fryra dhe të skuqura. Kanë rrënjë të thella nën lëkurë. Cistet formohen kur bllokohen poret, bakteret ngelen nën lëkurë dhe zhvillohen.

Shkaktarët

Shkaqet e formimit të akneve përfshijnë bllokimin e poreve, shtesën e prodhimit të vajit sebum, bakteret, hormonet rritja e nivelit të androgjenit në adoleshencë dietat e pasura me shumë sheqer dhe karbohidrate. Gjithashtu edhe ushqimet me yndyrë, kontraceptivët që parandalojnë shtatzëninë, konsumi i tepërt i çokollatës, steroidet që përdoren për rritjen e muskujve, produktet e qumështit përmbajnë Bovine hormoni i rritjes nxisin gjëndrat e yndyrës të prodhojnë më shumë yndyrë, duke nxitur aknet.

Edhe stresi rrit nivelin e androgjenit në organizëm, i cili nxit gjëndrat e yndyrës të prodhojnë më shumë yndyrë dhe kështu bllokohen poret. Gjithashtu, lëkura nuk rigjenerohet lehtë kur trupi është nën stres.

Trajtimi kundër akneve
Vajra të fortë antibakteriale si vaj rigoni dhe vaj nga bima e çajit.
Acidi benzoik që vret bakteret, ndalon prodhimin e sebumit. Sulfur, antibakterial. Acidi salicilik, i cili ul inflamacionin, largon pikat e zeza duke i hapur poret. Vitamina A retinoide, të cilat hapin poret dhe i ndihmojnë në pastrimin e tyre.

Këshilla të thjeshta:

Lajeni fytyrën 2 herë në ditë.
Mos e prekni me duar gjatë ditës dhe largojini flokët nga fytyra.
Përdorni ‘make-up’ që nuk i bllokon poret e lëkurës. Mos i prekni aknet që janë në lëkurë, sepse shtohen. Mos përdorni shumë kafe dhe sheqer. Lajeni fytyrën para se të flini.
Përdorni krem hidratant në dimër dhe krem mbrojtës në verë.

- Advertisement -

TE FUNDIT