13.5 C
Tirana

Si të bëni një kafe Dalgona në shtëpi, sensacion i momentit në Instagram, YouTube dhe TikTok!

VENDI

Është sensacioni i momentit në Instagram, YouTube dhe TikTok! Një kafe ndryshe, që origjinën e ka në Korenë e Jugut, aty ku edhe gjendet me të njëjtin emër. Rezultati? Një kafe super e shijshme, e thjeshtë për t’u përgatitur edhe nga ju në shtëpi, ndërkohë që nëse keni preferenca të ndryshme nga versioni origjinal i saj, mund të “eksperimentoni” me përbërës të ndryshëm.

 

Receta bazë e kafesë Dalgina përfshin këta pesë përbërës: kafe, sheqer, ujë, qumësht dhe akull! Ndërkohë, sipas dëshirës mund të zgjidhni qumështin e bajameve, sheqerin e arrës së kokosit ose një ëmbëlsues. Sekreti? Sasia e barabartë e të gjithë përbërësve të kësaj kafeje super të shijshme!

 

Ka vetëm një gjë që nuk do ta rekomandonim për kafenë Dalgona: pluhurin e kakaos! Sepse ai do të shkrijë pasi të hidhet në shkumën e kafesë dhe do të tjerësojë shijen e kësaj pijeje unike.

 

Si të bëni një kafe Dalgona në shtëpi!

Receta:

2 lugë kafe normale ose ekspres

2 lugë sheqer

2 lugë ujë

Akull

Qumësht

 

Përgatitja:

Si fillim shtoni kafenë, sheqerin dhe ujin në një tas. Duhet t’i rrihni fuqishëm me rrahësen elektrike të ekspresit ose blenderin derisa të formohet një masë shkume kremoze. Ngjyra e përftuar do të jetë si e artë.

Në një gotë qelqi fusni dy kube akulli dhe qumësht, më pas shtoni me lugë masën e kremit deri sa të formohet kafeja e dëshiruar!

 

- Advertisement -

TE FUNDIT