6.5 C
Tirana

Shtohen rastet, mjekët japin alarmin për diabetin

VENDI

Prej 22 vjetësh kjo paciente jeton me sëmundjen e diabetit. U diagnostikua kur ishte te 30-at por vendosmëria për të patur një regjim ushqimor të shëndetshëm, ka bërë që të mbajë te stabilizuar gjendjen e saj

 

Mjekët japin alarmin se 1 në 2 persona nuk janë në dijeni se janë të prekur nga diabeti dhe se së fundmi kjo sëmundje po prek masivisht të rinjtë për shkak te mënyrës se jetesës dhe kequshqyerjes

Ndërkohë që insulinën  e përfiton falas, pacientja shprehet se është e vështirë të përballohet i gjithë trajtimi mjekësor.

 

Referuar statistikave nga ISHP 77,470 persona vuajnë nga diabeti dhe vetëm për vitin 2019, 14.5% e qytetarëve që kanë kryer kontrollin bazë mjekësor rezultuan se kane premise per t’u prekur nga sëmundja.

- Advertisement -

TE FUNDIT