6.5 C
Tirana

Shteti fut në karantinë Robertin, ai reagon ashpër ndaj kushteve ku mbahet.

VENDI

Robert Berisha dhe Rinor Hykolli janë vendosur në karantinë me urdhër të autoriteteve të Kosovës si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e Koronavirusit në vend.

Kjo ndodhi menjëherë pas kthimit nga koncertet që kishin në Amerikë dy personazhet e njohur. Linja e udhëtimit për në Kosovë për ta ishte nga Stambolli e me të mbërritur këta dy emra janë vendosur në Qendrën e Studentëve e cila po shërben si karantinë.

Por Roberti nuk ka qenë i kënaqur aspak me kushtet në konviktin ku po qëndron ndërsa ka publikuar edhe një foto të një lavamani që lë shumë për të dëshiruar.

Karantinimi i Robertit vjen menjëherë pasi këngëtari bëri disa deklarata aspak të përshtatshme dhe madje raciste për Koronavirusin. Jo më larg se dy ditë më parë këngëtari shqiptar bëri një postim ku publikoi një avion të linjës ajrore kineze.

Madje Roberti tallej në periudhë të vështirë që çdokush e përjeton me frikë për veten dhe të afërmit duke thënë se nuk je shqiptar i vërtetë nëse ke frikë nga Koronavirusi sikur të qenit shqiptar të të bënte vërtet imun ndaj Koronavirusit.

- Advertisement -

TE FUNDIT