9.5 C
Tirana

Shqiptari: Siç the ti, lava e hekurosa, më jep leje të dal?! Rama i jep përgjigjen epike qytetarit

VENDI

Gjendja në vendin tonë është e rënduar nga koronavirusi. Rastet me të infektuar me koronavirus janë shtuar nga dita në ditë.

Ndrësa kryeministri Edi Rama vazhdon dhe është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai vazhdon jep udhëra i ulur në karrige ose në divan.

Për ditën e sotme Rama dha urdhër se kishin leje të dilnin nga shtëpia deri në orën 11:00 nënat me fëmijë deri në moshën 10-vjeçare.

Një shqiptar i ka shkuar Ramës me ironi se ka pastruar shtëpinë, ka larë pjatat ka hekurosur dhe ka bërë edhe gjellën për drekë. Më pas e pyet Ramën nëse ai do i japë leje të dalë.

Komenti plotë:

MIRËMËNGJES ZOTI KRYEMINISTRI. SIPAS RREGULLAVE QË JU KENI VENDOSUR PËR SOT, UNË I ZBATOVA TË GJITHA. PASTROVA SHTËPINË, LAVA PJATAT, HEKUROSA RROBAT DHE KAM BËRË GJELLËN PËR DREKË. ME LEJE TËNDE TË DAL DHE UNË PAK JASHTË.

Ndërsa Rama nuk është kursyer me notat tallëse dhe i ka thënë që të lajë edhe xhamat. Komenti i plotë i Ramës:

MOS LUAJ VENDIT DHE FILLO LAJ XHAMAT.

- Advertisement -

TE FUNDIT