Shqiptari shkon për “pazar” në Itali… policia i gjen në qesen e djathit gjysëm kg kokainë

Kishte shkuar në Itali me vizë turistike dhe kërkonte një shtëpi për të banuar disa kohë në Merano, por policia ka dyshuar tek veprimet e shqiptarit, të cilin e ka ndjekur e më pas arrestuar.
Efektivët e policisë e kanë kapur shqiptarin teksa ai kishte bërë pazarin.
Por “pazari” i shqiptarit, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, përmbante diçka më shumë.
Në qesen ku burri kishte futur djathin e blerë, policia ka gjetur dhe plot gjysëm kilogramë kokainë.

PUBLICITET