14.5 C
Tirana

Shqiptari Në Romë: Erdha Këtu I Uritur Në ’98-Ën, Sot Dua Të Dhuroj Bukë Për Njerëzit Në Nevojë

VENDI

Edmond Prenga është një 39-vjeçar shqiptar që mbërriti në Itali si emigrant, ndërsa tani është pronar i një furre buke në Romë.

Ai ka vendosur të ndërmarrë një nismë humane në këto ditë të vështira për Italinë, duke ofruar bukë falas për cilindo ka nevojë.

Edmondi shpjegon arsyet e këtij gjesti njerëzor: “Kam provuar urinë, mbërrita në Itali në 1998-ën pa një lirë në xhep, i njoh mire këto pro bleme, kështu që vendosa që pakot me bukë t’i lija jashtë furrës, duke menduar që njerëzit kanë t urp të kërkojnë ushqim, dhe ishte mire t’i lija veçmas”.

22 vite më parë Italia e mirëpriti duke e ushqyer, dhe ai nuk e ka harruar të shkuarën andaj dëshiron t’ua shpërblejë. “U rritëm me mitin e Italisë që fëmijë në Shqipëri, kemi ëndërruar të vinim këtu. Marrëdhënia me ju italianët është e fortë – thotë ai -. Ne shqiptarët e njohim varf ërinë, sot po rimëkëmbemi, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Unë mendoj se Edi Rama bëri një gjë të bukur, e cila tregon zemrën e madhe të shqiptarëve dhe lidhjen me Italinë”.

Shembullin e Edmond Prengës e ndoqën edhe pronarë të tjerë të biznesve në Itali. Të gjithë të huajt. “Shpesh ndokush na ka su lmuar, por në këtë situatë krize nuk ka dallime feje dhe etnie. Jemi të gjithë të bashkuar. Zona e Piazza Bolonjës gjithmonë na ka trajtuar mire, është plot me njerëz të rinj dhe të mirë. Kur e vunë re nismën tonë shumë u impresionuan”, mbyll rrëfimin e tij Edmondi.

- Advertisement -

TE FUNDIT