12.5 C
Tirana

SHQIPTARËT VOTUAN/ RAMA: SOT FITOI SHTETI

VENDI

Kryeministri Rama tani ne konference ne seline e PS-se

Rama e quajti ditë “historike”.

Edi Rama: “Sot ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi dramën e një përcarje të rëndë politike, të frymëzuar nxitur dhe organizuar për të ndaluar ecjen tonë përpara.

Sot ishte dita e zgjedhjeve vendore të radhës, e cila u kthye muaj pas muaj në ditën kulmore të një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes harbutërisë dhe qytetarisë, mes antishtetit dhe shtetit, mes pandëshkueshmërisë dhe drejtësisë, mes dhunës kërcenuese dhe shpresës tek e nesërmja. Mes Shqipërisë se vjetër dhe Shqipërisë të drejtë që duam për të gjithë fëmijët e kësaj bote.

Sot fitoi e ardhmja, fitoi shteti, fitoi qytetaria, fitoi shpresa. Fitoi Shqipëria e nesërme evropiane. Humbi me turp Shqipëria e djeshme pa din e pa iman. Ishte një fitore e vështirë. Unë vetë nuk e mbaj mend më një të vështirë.

Luftoi vetë sistemi i brishtë demokratike me kundërshtarët e vetë zgjedhjeve.

Sot 30 qershori që dukej sikur nuk do vinte kurrë po ikën paqësisht për shqiptarët.

Një faleminderit të madhe këtu miqve dhe partnverëve të Shqipërisë demokratike, që u trondit dhe u lëkund por nuk u rrëzua.

Faleminderit qeverisë së SHBA dhe përfaqësisë së saj në Tiranë.

Faleminderit BE dhe delegacionit evropian në Shqipëri.

Faleminderit misionit të OSBE dhe cdo kujt tjetër që dha një dorë në këtë betejë sa të rëndë aq edhe absurde. Jo vetëm faleminderit por edhe shumë ndjesë për miqtë e huaj që u bënë objekt i sulmeve personale.

Pas pak hyn një ditë e re që e gjen Shqipërinë të cliruar nga makthi i tërë gjysmës së prapsht të këtij viti. Dita vjen e ngarkuar me barrën e rëndë të kurimit që hija përcarëse ka lënë pas.

Ky vend nuk e meritonte atë llum të zi që u hodhën në pasqyrat mediatike të botës.

Qytetarët shqiptare sot e bënë të tyren.

Ata folën si ska më qartë e si ska më bukur, qoftë duke shkuar të votojnë, ose qoftë duke mos shkuar të votojnë. Ata folën me paqen.

U krye për bukuri me një llaf, ajo çka dukej si rruga pa krye. Pas pak fillon një ditë e re, fillon dita dhe koha kur ne përfaqësuesit e vullnetit të shqiptarëve të bëjmë tonë. Në radhë të parë duke u përuluar para popullit, duke reflektuar përpara pasqyrës së qeverisjes sonë.

Dua ta jem i qartë për të gjithë, qysh sot, ne nuk fituam ndonjë betejë, por fituam përgjithmonë luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve.

Nga sot, Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, parti molotovësh dhe froten armike kundër popullit për të djegur.

- Advertisement -

TE FUNDIT