17.5 C
Tirana

“Shqiptarët në dreq vafshin, boll që King Yuong jonë të jetë mirë”/ Vasili ironizon keq Ramën

VENDI

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjet e cilësoi Shqipërinë si vendin më të mirë në përballimin e pandemisë së koronavirusit.

 

Teksa e krahason kryeministrin me liderin komunist të Koresë së Veriut “King Jong Rama”, Vasili shkruan me tone të forta ironie se Shqipëria për koronavirusin është fanar ndriçues në Botë.

 

“F A N A R I i KING YUONG RAMES !

Edi Rama edhe nuk i teston shqiptaret edhe u thote atyre qe nuk e kane coronavirusin, bile u thote edhe qe Shqiperia eshte me mire nga te gjithe ne dynja.

 

Pra Shqiperia per Coronavirusin eshte FANAR ndriçues ne bote. Ne kohen e komunizmit ishim FANAR per buken kudo ne bote, tani jemi FANAR per coronavirusin kudo ne bote.

 

Ne realitet: ne komunizem buke s’kishim buke dhe u katandisem per faqe te zeze me tollon, ndersa sot coronen shqiptaret e kalojne pa i testuar njeri si halli qe i ka zene.

 

BRAVO Edi FANARI.

Kur s’te ze corona ty cdo gje eshte ok.

Per ty per shqiptaret ne dreq vafshin boll qe King Yuong RAMA te jete mire.”

- Advertisement -

TE FUNDIT