Shqipëria drejt krizës ekonomike/ Qeveria blen 196 automjete të reja për Policinë e Shtetit

Jo vetëm Shqipëria po edhe vende të tjera të botës ndodhen në vështirësi ekonomike për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë.

PUBLICITET

 

Në Shqipëri qytetarët ndodhen prej thuajse dy muajsh në izolim dhe shumë prej tyre në pamundësi për të punuar dhe për të përfituar të ardhura janë në pritje të “ndihmës” së shtetit e cila u premtua por la pas vetëm revoltën e njerëzve dhe protestat e tyre pasi ende nuk është bërë shpërndarja e 400 mijë lekëshit të premtuar.

 

Shqiptarët janë në krizë ekonomike dhe Shqipëria është në krizë, ndërsa qeveria ka shpenzuar para për 196 automjete të reja për modernizimin e flotës së policisë së shtetit duke harruar se tashmë prioritet është shëndeti i qytetarëve. Në shumë raste qeveria Rama është akuzuar për zhvillimin e tenderave sekretë duke përfituar prej pandemisë dhe me vendimin e sotëm për shpenzime parash për blerje makinash kjo gjë vëeretohet më së miri.

 

Kryeministri, Edi Rama nisi një video live në Faceboook ku shfaqet krah ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ambasadorit të BE-së Luigi Soreca dhe së bashku, inaugurojnë flotën e re të automjeteve të policisë. Edi Rama tha se qeveria jonë në bashkëpunim me BE, pajisën Policinë e Shtetit me 196 automjete të reja, nga të cilat 49 xhipa dhe 96 mikrobuza me fletë çeliku për t’u mbrojtur nga gurët apo përplasjet.

 

Ky kontribut është i përbashkët, ku padiskutim kontributi i BE është i konsiderueshëm veç kontributit të qeverisë. Ne po e transformojmë rrënjësisht Policinë dhe vendin. Disa vite më parë ishte e paimagjinueshme. Policia e shteti ishte në gjendje të mjerë. Flota motorike e Policisë ishte qesharake. Sot ne ju japim të gjithë punonjësve fuqi motorike. Një flotë të tërë mjetesh që do të mundësojnë kushte optimale për operacione speciale dhe të rrezikshme. Nuk mbaron këtu. Ne duam të shkojmë më tutje. Duam të rrisim kapacitetet teknologjike e dixhitale. Mjete më të sofistikuara, drona të fjalës së fundit.

PUBLICITET