Shpërthim pranë Parlamentit të Shqipërisë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e së dielës pranë Parlmentit të Shqipërisë.

PUBLICITET

 

Informacionet e para thonë se lënda plasëse ka shpërthyer brenda territorit të xhamisë së Namazgjasë, në oborrin e saj, ndërkohë që një përzierje është gjetur edhe jashtë parlamentit, por e paplasur.

 

Nga informacionet e para flitet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme të një kontenieri brenda xhamisë. Sipas informacioneve të para, mësohet se lënda plasëse ka qenë e vendosur brenda disa bidonëve, dhe është vendosur atje më herët.

 

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse, ndërsa ende nuk ka informacione mbi llojin e lëndës së përdorur dhe mekanizimin e ndezjes së saj.

PUBLICITET