6.5 C
Tirana

Shpërthen në lot e moshuara në Durrës: Smë kanë dhënë çadër sepse…

VENDI

Lëkundjet e tërmetit të fortë kanë nxjerrë në qiell të hapur shumë familje në Durrës dhe në Thumanë. Shumë prej tyre janë akomoduar në çadra në stadiumin e qytetit bregdetar në Niko Dovana, ndërsa ka edhe prej atyre që tregojnë se nuk janë pajisur me çadra, por as me batanije. Një e moshuar ka treguar për News24 se edhe pse ka kërkuar ndihmë.

Ajo nuk është pajisur me çadër, ndërsa tregon edhe arsyet se pse ajo u refuzua. Kam që në mëngjes këtu dhe nuk kam marrë asgjë, vetëm një bidon ujë. Më thonë je pa çadër. Regjistrimin e kam bërë. Djali është në Greqi dhe unë jam këtu me plakun, edhe kam edhe çupën me dy djem, vet e pesta përjashta.

Smë kanë dhënë, sepse na shohin pleq. Një batanije për të fjetur nuk paska? Plot vijnë dhe plot i shikojmë, shkojmë aty ku shpërndahen dhe më thonë ikni ikni ju që nuk keni çadra. Nuk paska një batanije 10 mijë lekë për mua. Çfarë të bëj unë, të mbytem unë, tha ajo.

- Advertisement -

TE FUNDIT