11.5 C
Tirana

Shoferit i ndodh gjëma, i gjejnë…

VENDI

Policia Kufitare bllokon në port pasaporta karta identiteti karta shëndeti dhe karta banke të falsifikuara. Vihet në pranga 42 vjeçari drejtues i autobusit ku u gjetën të fshehura dokumentet e falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në autobusët në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë në autobusin me drejtues shtetasin RM 42 vjeç banues në Shijak poshtë timonit të automjetit shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 4 pasaporta çeke 4 karta identiteti çeke 2 leje drejtimi automjeti çeke dhe 2 karta bankare dhe shëndeti çeke të dyshuara të falsifikuara.

- Advertisement -

TE FUNDIT