18.5 C
Tirana

Shoferi arrin të fshijë gjurmë e aksidentit, policia vjen shumë vonë.

VENDI

Një automjet luksoz është përplasur mbëmjen e sotme me një shtyllë betoni të ndriçimit rrugor. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Uznovë Poliçan.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se menjëherë pas përplasjes drejtuesi i mjetit rreth moshës 30 vjeç ka dalë nga makina zvarrë ka hequr targat e mjetit dhe është larguar pas pak minutash me një automjet tjetër.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se 20 minuta më vonë në vendin e aksidentit ka mbërritur një karrotrec që ka lëvizur makinën nga vendngjarja.

Në vendin e aksidentit kanë ngelur vetëm pjesët e automjetit të dëmtuar që duket se është përplasur në pjesën ballore. Burimet në vendngjarje konfirmojnë se drejtuesi i mjetit ka qënë me shpejtësi dhe në kthesë ka humbur kontrollin.

Kjo për shkak edhe të lagështirës në rrugë dhe është përplasur me shtyllën. Nuk dihet ende se kush ka qënë drejtuesi i mjetit ndërkohë që policia po punon për identifikimin e tij dhe zbardhjen e ngjarjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT