Shoferë kujdes/ “Testi i idiotit” mund tiu heqë patentën

Masat e propozuara nga Ministria e Brendshme për të forcuar masat kundër shkeljeve të rregullave të qarkullimit, përfshijnë edhe atë që është përcaktuar si ‘testi i idiotit


PUBLICITET

Por cfarë është ‘testi i idiotit?
Testi aplikohet në Gjermani dhe në disa vende të tjera të Bashkimit Europian. Ai përmban 50 pyetje të thjeshta që tregojnë nivelin psikologjik të drejtuesit të automjetit. Nëse ky test nuk kalohet prej tyre, hiqet leja e drejtimit.


Gjermania ka një test të tillë, përderisa ti ke një shume drejtues mjeti që jane ndërshkuar 10 herë për tejkalim shpejtësie, 10 herë për shkelje semafori, këta njerëz duhen parë në një komision nëse janë apo jo në rregull. Mjeti është një armë vrasësë ai vret, dhe raporti i aksidenteve rrugore kur ne kemi një numër prej 200 personash është shumë i dhimbshëm pavarsisht uljes së numrit të aksidenteve. Sikur një aksident të ndodhe është një tragjedi për shoqërinë dhe për familjen kështuqë do ti qasemi edhe testit të idiotit dhe të gjithë praktikave Evropianeve për të marrë më të mirën që të ulin masën e vrasësve rrugorë, deklaroi mbrëmjen e të dielës në edicionin e lajmeve në Vizion Plus, Mitat Tola, Shef i Sektorit të Analizës në Policine Rrugore.


Ndërkohe pak ditë më parë në konferencen e mbajtur pak ditë më parë mbi prezantimin e një sërë masash ligjore për sigurine rrugore, Ministri I Brendshëm Lleshaj do të deklaronte mbi këtë test:


Në hapësirën gjermanike quhet ‘Idiotum Test’, pra ‘Testi i idiotit’, që bëhet rëndom. Kur dikush sillet në mënyrë të papërgjegjshme në rrugë dhe para se t’i jepet mundësia për ta rimarrë lejen e drejtimit, duhet të provojë që është stabël në pikëpamje të sjelljes. Ne kemi ende përdorues rruge, të cilët nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë.

Dhe rritja e përgjegjshmërisë së përdoruesve të rrugës, duke përfshirë nga drejtuesit e automjeteve te qytetarët, kërkon një program të gjerë masash, që do të përfshijnë edukimin në shkolla dhe teste të vazhdueshme. Ka ardhur koha të mendojmë për testet psikologjike, të cilat në rastet e drejtuesve që nuk plotësojnë, nuk sillen në përputhje me normat ligjore, por nganjëherë nuk sillen ose tejkalojnë edhe disa norma të tjera të sjelljes në rrugë. Ka ardhur koha për të menduar edhe për testet psikologjike, që tentojnë të verifikojnë stabilitetin e sjelljes së tyre.


Ne listen e propozimeve per rritjen e sigurise rrugore, nje nga masat me drastike qe u bene publike ishte edhe shumefishimi i gjobes per perdorimin e celularit ne timon, nga 25 mije deri ne 80 mije leke.


PUBLICITET