“Shkundet” sërish Korça, tre goditje të tjera tërmeti sot

Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë sot në qytetin e Korçës. Bëhet me dije se lëkundjet janë ndjerë gjatë natës dhe sot në mëngjes, rreth orës 05:49 dhe 07:49. Lëkundjet janë shënuar me magnitudë 2.9 dhe 3.6 të shkallës Rihter.

Gjatë natës janë ndjerë disa lëkundje me magnitudë 2.1 dhe 2.4 të shkallës Rihter. Ende nuk dihet nëse lëkundjet janë shoqëruar me dëme të tjera materiale.

Zyra sizmike në Korçë më herët tha se 65 lëkundje janë regjistruar brenda 30 orëve në vend. Lëkundjet janë ndjerë në juglindje të vendit, Korçë dhe Greqi.

35 prej këtyre lëkundjeve janë rregjistruar nga stacioni sizmik në juglindje. 11 prej gjithë këtyre lëkundjeve janë ndjerë nga banorët e Qarkut të Korcës.