8.5 C
Tirana

SHKON NË 22 NUMRI I VIKTIMAVE, MINISTRIA E SHËNDETËSISË: NDËRRON JETË 90-VJEÇARI ME COVID-19 TEK INFEKTIVI

VENDI

Ka shkuar në 22 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se ka ndërruar jetë një 90-vjeçar.

Trupi i pajetë i 90-vjeçarit është transportuar nga Infektivi drejt morgut.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në vendin tonë është rritur gjatë ditës së sotme. Të dhënat e bëra me dije gjatë përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë flasin për 16 raste të reja vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Kujtojmë që krahasuar me një ditë më parë, rastet e reja janë më pak. (Të shtunë dhe të diele, 29 dhe 28 raste).

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116

Njoftimi i MSH:

Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare.

90-vjeçari ishte i prekur edhe nga COVID-19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare.

- Advertisement -

TE FUNDIT