13.5 C
Tirana

“Shkodra qytet si në luftë”, rrëfehet ish-sulmuesi i Vllaznisë: Më duan ende, ju tregoj çudirat

VENDI

E mbani mend Sebastian Sozën, uruguaianin që ka luajtur te Vllaznia kohë më parë. Tani luan te Çerro Largo dhe në një intervistë të gjatë për mediat e vendit të tij flet për të kaluarën, ku prek edhe temën e Vllaznisë ku i bën për ujë të ftohtë shkodranët.

“Në Shqipëri shkova pas një problemi që kisha në Itali. Nuk mund të luaja në vend tjetër veç Shqipërisë. Për më tepër që sa kisha ardhur nga dëmtimi. Luajta në një zonë, e cila ishte në veri të Shqipërisë ku njerëzit komunikonin italisht. Kur qëndrova në Shqipëri shkova mirë, u mësova me jetën, por shqip nuk ia them.

Nuk mësova dot, sepse gjuha ishte shumë e vështirë. Në fund ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe jam i kënaqur. Tifozët atje më kanë dashur dhe sot e kësaj dite më shkruajnë apo më marrin në telefon.

Isha shumë pranë kalimit te Skënderbeu, skuadrës më të mirë në atë kohë në aventurën time shqiptare. Gjithsesi, ditët nuk ishin aq të thjeshta. Ishte një qytet si në luftë.

k2_items_src_534577daae595169aca5c922e3a5d6a3

Godina me dritare të mbyllura. Rrugë të shkreta. Mungonte mishi. Njerëzit pinin duhan, por nuk lanin dhëmbët. Nuk e kuptova asnjëherë këtë huq të tyrin”, kujtonte Sebastian Soza. Uruguaiani ka luajtur 26 takime me Vllazninë duke shënuar edhe 10 gola në kampionatin shqiptar./panorama-sport/

- Advertisement -

TE FUNDIT