12.5 C
Tirana

SHKODRA NUK FESTON DITËN E ÇLIRIMIT, VETERANËT E LANÇ KUNDËR VOLTANA ADEMIT: PO NGRE REPUBLIKË MË VETE

VENDI

Veteranet e LANÇ në Shkodër kanë dalë kundër kryebashkiakes Voltana Ademi që sipas tyre ka përjashtuar festën e Çlirimit të Shqipërisë nga kalendari zyrtar i festave të nëntorit në Shkodër

Kreu i LANÇ Shkodër Zamir Llazani tha se Ademi me këtë gjest po krijon Shkodrën si Republikë me vete

Jemi te indinjuar per perjashtimin nga bashkia Shkodër e 75 vjetorit te Çlirimit. Me kete gjest bashkia Shkoder ka dale si nje Republike ne vete duke mos parashikuar asgje per festen e Çlirimit.

Ademi mund te mos e festoje privatisht por ka pergjegjesi kushtetuese. Ne do ta festojme me forcat tona por kjo qe ka bere na duket e çuditshme dhe e papranueshme tha Llazani.

- Advertisement -

TE FUNDIT