8.5 C
Tirana

Shkodër, punëtorët e pastrimit dhe sindikatat në protestë

VENDI

Këtë të shtunë në Shkodër punonjësit e sindikatave të pavarura dhe punonjësit e Shërbimit të Pastrimit kanë zhvilluar një protestë

Informacionet bëjnë me dije se shkak i kësaj proteste është bërë ndërrimi i kompanisë së pastrimit, pasi për 22 vite ka qenë e njëjta kompani ndërsa tani është marrë nga kompani tjetër

E gjithë kjo ka bërë që disa punonjës të kompanisë së vjetër të dalin në protestë duke pretenduar që janë larguar nga puna.

 

“Kërkojmë rikthimin në punë i firmës së vjetër, pasi i plotëson të gjitha nevojat e Bashkisë së Shkodrës. Firma është në proces gjyqësor. Duhet të rikthehen punonjësit në punë. Nuk lejohet në asnjë moment largimi i tyre nga puna.”shprehet një prej protestuesve.

 

Një tjetër protestues thotë se kompania e re i ka ulur rrogën, pa asnjë arsye. “40 vjet punë kamë aty. Kur kam shkuar aty, më kanë uluar pagën. Më thanë ik.”

- Advertisement -

TE FUNDIT