SHKODËR, PLAGOSJE MES DY TË RINJVE, NJË 19 VJEÇ RËNDË

Një plagosje me thikë ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës. Një i ri 19 vjeçar nga Shkodra, shtetasi I.P ka mbetur i plagosur nga një bashkëmoshatar i tij. Menjëherë në vendngjarje pas raportimit të plagosjes ka mbërritur një ambulancë e spitalit rajonal duke bërë transportimin e të riut drejt urgjencës.

Mjekët me shpejtësi kanë futur në sallën e operacionit 19 vjeçarin e plagosur. Burime spitalore dhe policore gjithashtu bëjnë me dije se I.P ka marrë një thikë poshtë barkut dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa është nën kujdesin e rreptë të mjekëve.

Dy të rinj kanë bërë debat me njëri-tjetrin në qendër të qytetit dhe pas grindjes mes tyre për arsye që ende nuk dihen 19 vjeçari I.P ka mbetur i plagosur rëndë për momentin. Në vendngjarje me shpejtësi kanë mbërritur edhe forcat e policisë vendore të Shkodrës duke nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje të ndodhur.

Policia ka mësuar se dy të rinjtë kishin lënë një pikë takim për të sqaruar një konflikt mes tyre dhe më pas kanë debatuar duke bërë që 19 vjeçari të mbesë i plagosur rëndë. Policia po bën hetimet paraprake për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj plagosjeje mes të rinjvë të ndodhur në Shkodër. Nga sa raportohet policia ka identifikuar edhe autorin e kësaj ngjarje të ndodhur mes dy 19 vjeçarëve. I plagosuri sapo ka kryer shkollën e mesme.