9.5 C
Tirana

SHKODËR, PD THIRRJE POLICISË: LIRONI TË ARRESTUARIT

VENDI

Partia Demokratike e Shkodrës kërkon lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve nga policia pas protestës së zhvilluar tek KZAZ 3 në shkollën “Shejnaze Juka”.

Në një deklaratë për media kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli tha se në rast se nuk bëhet lirimi i 5 të arrestuarve atëherë qindra mijëra qytetarë do të zbarkojnë në dyert e policisë vendore të Shkodrës për të protestuar

Shqipëria dhe qytetarët po përjetojnë një prej situatave më të rënda tha kreu i PD Amuli dhe shkaktari që po çon qytetarët në përplasje civile është vetëm kryeministri Rama i lidhur sipas PD me krimin e organizuar

Pas deklaratës për shtyp kryesia e PD Shkodër zhvilloi një mbledhje kryesie për të diskutuar se si do të vijohet më pas me protestat që do zhvillojë opozita.

- Advertisement -

TE FUNDIT