8.5 C
Tirana

SHKODËR, OPOZITA DHE POLICIA PËRPLASJE FIZIKE TEK KZAZ 2

VENDI

Kjo përplasje fizike ndodhi mes përfaqësuesve të PD Shkodër dhe policisë vendore të Shkodrës në KZAZ 2 e vendosur tek pallati i sportit “Qazim Dervishi”.

 

Policia e shtetit erdhi për të mundësuar hyrjen e anëtarëve të KZAZ 2 brend

a mjediseve të pallatit të sportit por efektivët hasën në rezistencën e përfaqësuesve të opozitës të cilët pretenduan se çdo veprim për 30 qershorin është i paligjshëm pas vendimit të Presidentit Meta që ç’dekretoi zgjedhjet vendore

 

Menjëherë pas këtij debati, policia dhe anëtarë të opozitës në Shkodër patën konfrontim fizik mes tyre ndërsa efektivët arritën të ngrejnë çepenat e pallatit të sportit që më parë ishin të mbyllura

 

Përfaqësuesit e PD debatuan edhe me anëtarët e majtë të KZAZ duke i thënë këtyre të fundit që nuk duhet të futen në mjediset e pallatit të sportit

 

Pas debateve, përplasjeve fizike dhe konfrontimeve tashmë do të pritet se çfarë do të ndodh në ditët e ardhshme ndërsa për momentin anëtarët e KZAZ 2 nuk janë future brenda saj ndërsa objekti pallati i sportit po ruhet nga forcat e policisë së shtetit dhe policisë bashkiake.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT