13.5 C
Tirana

Shkodër, me aftësi të kufizuara shëndetësore por të pakufizuar për të dhurar lumturi.

VENDI

Në famullinë e Shën Shtjefnit në Shkodër është zhvilluar koncerti i përvitshëm për personat me aftësi ndryshe në qytetin e Shkodrës. Në këtë sallë u krijua një atmosferë festive nga intepretimet e tyre.

Drejtuesi i Projekti Shpresa Luigj Mila tregon se ky concert tashmë është i përvitshëm dhe pritet me shumë gëzim nga të gjithë. Përfshirja në shoqëri e personave më aftësi ndryshe është një domosdoshmëri tregon drejtuesi Mila.

Ky aktivitet u mbyll me interpretimet e shumë prej personave me aftësi ndryshe dhe një koktejl të përgatitur enkas për të nga tërinjtë e famullisë Shën Shtjefni në Shkodër.

- Advertisement -

TE FUNDIT