13.5 C
Tirana

SHKODËR, KATËR PLAGOSJE NË NJË JAVË

VENDI

Qarku I Shkodrës është tronditur nga plagosjet gjatë ditëve të fundit. Shifrat janë të frikshme, ndërkohe që lë shumë për të dyshuar, mungesa e arrestimeve te personave qe kryejnë këto vepra penale.
Duke iu referuar të dhënave nga policia e Shkodrës, vetëm gjatë një jave në Shkodër janë kryer katër plagosje me armë zjarri në disa zona ne Qarkun e Shkodres,
por përvec identifikimit te autorëve asnjë prej tyre nuk ka rënë në prangat e policise se Shkodrës.
Rasti i parë ishte ai i ndodhur në datën 05 maj në fshatin Darragjat ku mbeti i plagosur biznesmeni XH.V.. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, megjithatë akoma nuk ka arritur t’a vërë në pranga.
Po ashtu ne listen e ngjarjeve pa autore te arrestuar edhe plagosja ne Malesine e Madhe ku komshinjte kane qelluar ne drejtim te nje 32 vjecari.
Blute e Shkodres edhe pse kane identifikuar autoret e kesaj ngjarje nuk kane arritur ti arrestojne ato nderkohe qe po punojne per arrestimin e tyre.
E njejta situate eshte regjistruar edhe me plagosjen ne fshatin Grude e Re, ku nje 35 vjecar u qëlluar me armë zjarri kallashnikov në derën e shtëpisë së tij,
ku përvec identifikimit të autorëve të kësaj ngjarje, policia e Shkodrës nuk ka dhene asnje detaj për motivin apo shkaqet qe sollen kete ngjarje te rendë.
Rasti më I fundit është ai I ngjarjes së regjistruar gjatë kësaj të premte në Vau Dejës, ku u qëllua me armë zjarri një 43 vjecar.
 

- Advertisement -

TE FUNDIT